Me fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë, Shqipëria e përfundoi në mënyrën më të mirë rrugëtimin në grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Të lidhura
None found
Kuqezinjtë janë tashmë në Ligën B dhe sigurojnë automatikisht një vend në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Europianit. Pas ndeshjes së zhvilluar në Budapest, Berat Gjimshiti foli për mediat.
“Bazat i kemi. Besoj se të rinjtë që vijnë do ta bëjnë skuadrën më të mirë. Duhet të vazhdojmë përpara, pa i vënë vetes limite si ekip”, tha Gjimshiti.





