Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj analizoi triumfin 0-2 ndaj Bjellorusisë.

“Luajmë shumë mirë me Pilon, është lojtar që luan mirë, merr mirë krahun dhe mënyra si më mbulon e bëjmë këtë punë në krahun e majtë.

Sa i përket qetësisë, e kam thënë shumë herë që e kam pasur që kur kam qenë i vogël. Më pëlqen futbolli, argëtohem duke luajtur futboll.

Normale, gjithmonë kur fitojmë, ka gjithmonë festë, sidomos kur kemi fituar grupin. Jemi të gjithë shumë pozitiv dhe të lumtur, vetëm komplimente”, tha Mitaj për TV Klan pas ndeshjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb