Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia nuk është një shtet i zakonshëm dhe se duhet të përballet me faktet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në një reagim në platformën X, Kandiq ka kritikuar mënyrën se si një pjesë e mediave serbe kanë raportuar për periudhën e bombardimeve të NATO-s, duke përmendur edhe gazetën “Vreme”.

Ajo ka rikujtuar se shqiptarët janë vrarë dhe se varrezat masive janë zbuluar edhe në kampet policore në Serbi. Kandiq ka thënë se studentët që kanë fituar zgjedhjet, apo ata që mund të jenë pjesë e pushtetit të ri, do të përballen me pyetje për këto çështje.

Ajo ka theksuar se kërkohen vetëm fakte, në funksion të përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të të gjitha viktimave.

Sipas saj, në Serbi ka aktivistë, intelektualë, studiues dhe organizata të shoqërisë civile që dokumentojnë viktimat, pa dallim përkatësie kombëtare.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu dënimin e pjesëtarëve të njësisë policore “Shkorpionët”, të cilët ekzekutuan gjashtë të burgosur nga Srebrenica dhe 14 gra e fëmijë në Podujevë.

Kandiq ka theksuar se dokumentimi i këtyre krimeve është i domosdoshëm për sundimin e ligjit dhe krijimin e institucioneve të përgjegjshme

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika