Edhe këtë të dielë disa protestues edhe pse të paktë në numër grumbulluan para Kryeministrisë.
Nga protesta e cila zgjati pak nuk u shënua ndonjë incident, përveçse një episodi ku disa të rinj mes tyre edhe 'maskat' gjuajtën me topa futbolli drejt godinës së Kryeministrisë.
Vetëm një ditë më parë protestuesit thirrën për protesë kombëtare, por thirrjes u përgjigj një numër i vogël, ku marshuan në rrugët e Tiranës përreth 4 orë e gjysmë.
Një grup me maska rikthyen aktet vandale në qytet, duke djegur kosha mbeturinash, shkulën trotuarë e thyen disa reklama. Para kryeministrisë, një grup me maska tentuan të thyejnë derën e kryesisë së Kuvendit.
-
Kto nuk jane rinj por taleban kujtojne se do permbysin qeverine me dhune qeverine e largoni me vota ,beni nje program nxirrni nje grupe te pregatitur dhe jo dhunues ja prezantoni popullit se popullit i pelqen ju mbeshtet,se ju vazhdoni me dhune e shkaterrime populli ju le ne balte sic po ju le cdo dite,vendi ka nevoje per mendje te ndritura dhe jo per halabake e talebane qe nuk din gje tjeter vetem te djegin e shkaterrojne
Përgjigju











Komente
Komento