Barra fiskale rritet, investimet ngecin: Çfarë merr biznesi në këmbim të taksave?
Më shumë se 10 shoqata biznesi raportuan në komisionin e ekonomisë mbi efektet që do të prodhojë paketa fiskale 2027. Sipas sipërmarrjes paketa ka më shumë efekte negative. Por teksa qeveria argumenton se me ndryshimet fiskale sjell më shumë balancim dhe më shumë lehtësi tek shtresa e mesme, biznesi vlerëson se qeveria po prodhon pasiguri juridike dhe ekonomike.
Por a afrojnë këto ndryshime më shumë drejtësi fiskale në treg?
“Për t’u përgjigjur kësaj pyetje, po ju sjell dy shifra. Në total janë 450 milion euro para të pashpenzuara nga investimet publike deri në fund të dhjetorit të viti që lamë pas. Ndërkohë po kaq është edhe shifra e TVSH, që tatimet nuk e mbledhin. Pyetja është pse duhet të rritet barra e taksave kur qeveria nuk realizon dot objektivat që i vendos vetes”, tha Lulzim Alusha nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë.
Sipërmarrje e hedh poshtë pretendimin e qeverisë se çmimet do të ulën në vitin e ardhshëm.
“Nëse një qytetar do të kursejë sado pak nga fatura e disa produkteve ushqimore, ai do të paguajë më shumë për shërbimet tek dentisti, ekonomisti, arkitekti apo çdo sektor tjetër. Me një politikë të tillë kush përfiton? Unë uroj që tregu dhe operatorë ti përgjigjen kësaj politike, por e sigurt është rregullat e lojës përveçse rrisin kostot ato bëjnë jetën e biznesit edhe më të vështirë, më të paparashikueshme”, tha Alushaj.
Këto qëndrime përfaqësuesi i Aleancës së Profesionistëve të Lirë i bëri gjatë një interviste në emisionin e-Zone në Vizon Plus.




