E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hysaj flet pas fitores: Faleminderit Kombëtares që m’u gjend në këto momente

Elseid Hysaj ka zbuluar një nga shqetësimet kryesore në këtë periudhë të karrierës së tij. Pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, mbrojtësi kuqezi ka folur për të ardhmen e tij, duke pranuar se prej gjashtë muajsh është pa skuadër dhe se dëshiron të gjejë sa më shpejt një ekip të ri.

Futbollisti shkodran u shpreh mirënjohës ndaj Kombëtares, e cila i ka dhënë mundësinë të vazhdojë të jetë pjesë e grupit dhe të kontribuojë në një periudhë kur i mungon aktivizimi me një klub.

“Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip. Mjaftojnë gjashtë muaj pa një ekip. Po të isha me një ekip do të ishte më e lehtë, por faleminderit Kombëtares që m’u gjend në këto momente”, deklaroi Hysaj.

Duke komentuar suksesin ndaj Bjellorusisë, mbrojtësi e cilësoi vendin e parë në grup si një objektiv të përmbushur, por theksoi se ajo që e ka kënaqur më shumë është paraqitja e përgjithshme e skuadrës gjatë gjithë këtij edicioni.

Reklamë

Hysaj u ndal edhe te nevoja për të menduar për të ardhmen e Kombëtares, duke nënvizuar se lojtarët me eksperiencë duhet të japin maksimumin dhe njëkohësisht t’u krijojnë hapësira futbollistëve të rinj.

“Është një objektiv i arritur. Ishte detyrimi ynë të fitonim grupin. Kemi bërë paraqitje shumë të mira në të gjitha ndeshjet. Për këtë jam i kënaqur, më shumë sesa për ngjitjen në Ligën B. E rëndësishme është që të gjithë të japim maksimumin dhe t’u hapim rrugën lojtarëve të rinj që do të na zëvendësojnë”, përfundoi mbrojtësi kuqezi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.