Asllani pas ndeshjes me Bjellorusinë: Arritëm objektivin, jemi të lumtur
Kristjan Asllani nuk e fsheh gëzimin pas fitores 2-0 të arritur përballë Bjellorusisë dhe vendit të parë të arritur në grup.
“Vendi i parë në grup, ky ishte objektivi jonë. Në ditët e para, që kur ka ardhur trajneri na e ka thënë, e dinim edhe ne, kështu që jemi të lumtur. Ishte ëndrra jonë, të dilnim në vend të parë. Tani të shikojmë se çfarë do na presë përpara”.
“Çfarë na tha trajneri në dhomat e zhveshjes? Jo, ishte i lumtur, u përshëndet me të gjithë lojtarët. Na falënderoi të gjithëve, ishte shumë i lumtur, sepse është normale pas atyre dy miqësoreve ku nuk luajtëm mirë. Sigurisht që çdo trajner do kohën e vet, tani edhe ne po kuptohemi në fushë dhe jemi shumë të lumtur. Sot mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë”.
“Momenti kur po pritej një 11-metërsh? U bëra gati pë të gjuajtur, por ska problem. Goli ndihmon nga ana mentale, por për mua nuk ka problem. Jam shumë i lumtur, sepse na duheshin tri pikët sot”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



