Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

    Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

    Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit
    Kryesore

    Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

    November 15, 2026
    Screenshot

    Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave nëse nuk marrin një përgjigje konkrete nga qeveria e Hristjan Mickoskit për zhvillimin e plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

    Edhe pse qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka dërguar çështjen për opinion në Komisionin e Venecias, studentët shqiptarë e kundërshtojnë duke e cilësuar si një përpjekje për zvarritje.

    Modeli që qeveria i ka dërguar Komisionit të Venecias parashikon që vetëm pjesa teorike, me shkrim, të jepet në gjuhën shqipe, maqedonisht, anglisht dhe turqisht, ndërsa pjesa praktike vetëm në maqedonisht. Pjesa praktike, me gojë, detyrohet të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Studentët kërkojnë të dyja pjesët në shqip, ashtu siç kanë kryer studimet universitare.

    Studentët vlerësojnë se dërgimi i çështjes në Venecia pas nëntë muajsh pritje është një manovër politike për të shtyrë zgjidhjen. Ata argumentojnë se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe rregullohet tashmë nga Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, ndaj nuk ka nevojë për vlerësime shtesë.

    Përpara se të rikthehen në sheshe, studentët kërkojnë një takim të fundit me institucionet për të marrë një përgjigje të qartë se kur dhe si do të mundësohet dhënia e plotë e provimit në gjuhën shqipe.

    protesta Provimet RMV
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

    November 15, 2026

    Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

    November 15, 2026

    Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

    November 15, 2026

    Kaos në Evropë, kërcënime me bomba, alarmohen aeroportet e mijëra shkolla

    November 15, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.