Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private të përdoruesve Tregu i zi i duhanit në Australi ka shënuar rënien e parë në pesë vitet e fundit, pas një periudhe të gjatë zgjerimi, ndërsa autoritetet kanë intensifikuar aksionet kundër tregtisë së paligjshme.
Sipas mediave australiane, gjatë vitit të fundit financiar, sasia e produkteve të kontrabanduara në qarkullim është ulur me 24%, në një kohë kur sekuestrimet e cigareve dhe produkteve të tjera të paligjshme kanë arritur nivele rekord.
Sipas të dhënave të Komisionit për Duhanin dhe Cigaret Elektronike të Paligjshme, tregu i produkteve kontrabandë mund të jetë tkurrur deri në 1438 tonë. Megjithatë, autoritetet theksojnë se përmasat e sakta të këtij aktiviteti është e vështirë të përcaktohen.
Kjo rënie vjen pas pesë vitesh rritjeje të konsiderueshme të sasisë së duhanit të paligjshëm në tregun australian.
Ndihmësministri australian për Doganat, Julian Hill, deklaroi se rezultatet tregojnë se masat e ndërmarra nga qeveria kundër rrjeteve të kontrabandës po japin efekt.
“Çdo cigare e paligjshme e sekuestruar, çdo dyqan i mbyllur dhe çdo rrjet i goditur u dërgon të njëjtin mesazh kriminelëve: ne e dimë kush jeni, si veproni dhe po vijmë pas jush dhe fitimeve tuaja”, deklaroi Hill.
Ai theksoi se investimet e qeverisë në forcimin e kontrolleve dhe masat e shëndetit publik për uljen e kërkesës për produkte të paligjshme kanë ndikuar në këtë rezultat.
Ndërkohë, shifrat e Forcës Kufitare Australiane tregojnë se vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit financiar aktual janë sekuestruar më shumë se 730 tonë duhan i paligjshëm, sasia më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë.
Në operacionet e autoriteteve janë sekuestruar gjithashtu 3.75 milionë cigare elektronike (vape), një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pavarësisht rënies së tregut të zi, shifrat e sekuestrimeve tregojnë se kontrabanda e duhanit dhe cigareve elektronike mbetet një sfidë e rëndësishme për autoritetet australiane.
Top Channel