Këngëtarja e njohur Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.

Përmes një pyetësori të hapur në Instastory, ajo është pyetur nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë, ndërsa përgjigjja e saj ishte pozitive.


Megjithatë, Loredana theksoi se këtë herë dëshiron që gjithçka të jetë ndryshe, duke vënë në plan të parë ambientin familjar në të cilin do të rritej fëmija.

Ajo u shpreh se dëshiron që fëmija i saj i dytë të rritet mes dashurisë, sigurisë dhe paqes, me dy prindër që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin.

Këngëtarja kujtoi gjithashtu vështirësitë që ka përjetuar në marrëdhënien e saj të mëparshme, duke theksuar se nuk do të dëshironte që një fëmijë tjetër të kalonte nëpër të njëjtat përvoja.

Foto: Loredana/InstaStory

“Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ishte mesazhi me të cilin Loredana përmbylli përgjigjen e saj.

Kujtojmë se këngëtarja është nënë e një vajze nga lidhja e saj e mëparshme me reperin Mozzik. /Telegrafi/