• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Botë

Debati për enët e palara, 50-vjeçarja godet partnerin me ngrohëse elektrike dhe tenton ta mbysë me kabllo

by Bota Bota
November 15, 2026
in Botë
Debati për enët e palara, 50-vjeçarja godet partnerin me ngrohëse elektrike dhe tenton ta mbysë me kabllo
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një debat banal për enët e palara në lavamanin e kuzhinës ka përfunduar në një episod të rëndë dhune në Romë, ku një 50-vjeçare ka përfunduar në pranga, e akuzuar për tentativë vrasjeje ndaj partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tufello, ku gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht partnerin me një ngrohëse elektrike, duke e goditur disa herë dhe më pas duke tentuar ta mbysë me kabllon e pajisjes. Shkak për shpërthimin e dhunës dyshohet se është bërë fakti që burri kishte lënë sërish enët e palara në lavaman.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, rreth orës 21:30, në banesën ku çifti jetonte së bashku. Pas alarmit të dhënë nga fqinjët, karabinierët kanë mbërritur në apartament dhe kanë gjetur gruan të hipur mbi partnerin e saj, i cili ndodhej i shtrirë në një pellg gjaku dhe pothuajse pa ndjenja.

Efektivët kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar 50-vjeçaren, e cila vijonte të fyente partnerin edhe në prani të tyre. Ndërkohë, ekipet e urgjencës mjekësore i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe më pas e kanë transportuar në poliklinikën Umberto I.

 

 

Para hetuesve, burri ka rrëfyer momentet e dhunshme dhe përshkallëzimin e debatit që nisi për enët e palara.

“Filloi të më shtynte dhe që në atë moment nisa të shqetësohesha. I thashë se do t’i laja vetë enët, por ajo nuk u ndal më. Në fund humba ndjenjat”, ka deklaruar ai.

Për shkak të sulmit, burri ka pësuar frakturë të septumit të hundës dhe të njërës mollëz, dëmtime në kokë, si dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Lëndime ka marrë edhe në duar, me të cilat ishte përpjekur të mbrohej nga goditjet.

Pas arrestimit, gruaja është dërguar fillimisht në një institucion shëndetësor për t’iu nënshtruar kontrolleve fizike dhe psikologjike. Më pas është transferuar në burgun e Rebibbias.

Ndërkohë, hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që 50-vjeçarja të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e sulmit.

Tags: partenereSherrshkak enet e palara
Previous Post

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Debati për enët e palara, 50-vjeçarja godet partnerin me ngrohëse elektrike dhe tenton ta mbysë me kabllo

Debati për enët e palara, 50-vjeçarja godet partnerin me ngrohëse elektrike dhe tenton ta mbysë me kabllo

November 15, 2026
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë sërish protesta për provimet në gjuhën shqipe, “ultimatum” Mickoskit

November 15, 2026
“Media publike do të marrë para nga buxheti”/ Mijëra qytetarë në Pragë protestojnë kundër qeverisë

“Media publike do të marrë para nga buxheti”/ Mijëra qytetarë në Pragë protestojnë kundër qeverisë

November 15, 2026
Kaosi me mbi 18 mijë fluturime të anuluara/ Trump fajëson Biden: Na la një sistem 50-vjeçar, Kongresi të miratojë fondin prej 50 miliardë dollarësh

Kaosi me mbi 18 mijë fluturime të anuluara/ Trump fajëson Biden: Na la një sistem 50-vjeçar, Kongresi të miratojë fondin prej 50 miliardë dollarësh

November 15, 2026
Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë

Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë

November 15, 2026
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

November 15, 2026
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Kemi humbur besimin te kjo qeveri, nuk na meriton më!

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Kemi humbur besimin te kjo qeveri, nuk na meriton më!

November 15, 2026
Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin detar në Vlorë

Rrjetat dhe eksplozivët, peshkimi i paligjshëm rrezikon ekosistemin detar në Vlorë

November 15, 2026
Shqipëria feston në Budapest, realizon gol Manaj (VIDEO)

Shqipëria feston në Budapest, realizon gol Manaj (VIDEO)

November 15, 2026
Pa ujë, ushqim, të lidhura pas karrocave dhe në temperatura të larta! Tmerr në Skoci, dadoja braktisi 27 fëmijë në banesë

Pa ujë, ushqim, të lidhura pas karrocave dhe në temperatura të larta! Tmerr në Skoci, dadoja braktisi 27 fëmijë në banesë

November 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL