• Kontakt
Sunday, November 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Në Budapest paratë gjenden në pyje, ndërsa në Tiranë korrupsioni mbetet pa ndëshkim

22:04 : 15/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dy ditë më parë, punonjësit e Thesarit të Shtetit në Budapest kaluan tetë orë të plota duke numëruar me makineri rreth 20 milionë dollarë kartëmonedha — forinta, euro dhe dollarë — të nxjerra nga kasaforta të fshehura, ferma dhe gropa të hapura nëpër pyje.

Paratë, sipas hetuesve, i përkisnin rrethit të një ish-ministri të qeverisë 16-vjeçare të Viktor Orbán. Aksioni u krye nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive (NVVH), një institucion që ka vetëm pak më shumë se dy muaj që ka nisur punën.

Në Tiranë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbush shtatë vjet ekzistencë. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, SPAK ka thyer tabunë e pandëshkueshmërisë në Ballkan, duke dërguar pas hekurave ish-ministra, kryebashkiakë, gjyqtarë dhe zyrtarë të lartë.

Megjithatë, bilanci financiar i luftës së tij kundër korrupsionit shtetëror është zhgënjyes: ndërsa pasuritë e sekuestruara nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar llogariten në dhjetëra miliona euro në vit, vlera e parave të konfiskuara përfundimisht nga dosjet e korrupsionit të zyrtarëve mbetet në shifra thuajse simbolike.

Ndërsa SPAK ka hetuar dhjetëra zyrtarë të lartë, raporti i Komisionit Evropian vëren se vlera e pasurive të sekuestruara nga prokuroria speciale në çështjet e korrupsionit arrin në rreth 1.5 milionë euro, ndërsa paratë e kthyera realisht në buxhet, ato që janë konfiskuar përfundimisht me vendim gjykatë nga dosjet e korrupsionit ka qenë vetëm rreth 100 mijë euro.

Lexo edhe:

Sfida e kreut në Ligën e Kombeve, Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë/ Formacionet e mundshme

Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

Brukseli lëshoi alarmin se ky raport është shumë i ulët dhe se zyrtarët e korruptuar po arrijnë t’i shpëtojnë goditjes financiare. Por kontrasti mes Budapestit dhe Tiranës ofron një mësim të qartë mbi ekonominë politike të antikorrupsionit: mënyra se si lind një institucion drejtësie përcakton se çfarë arrin ai të prodhojë.

Revolucioni kundër evolucionit

Dallimi i parë është politik dhe buron nga momenti i krijimit. NVVH-ja hungareze lindi nga një shkëputje e pastër politike. Pasi kryeministri i qendrës së djathtë, Péter Magyar, mposhti sistemin e Viktor Orbán në prill të vitit 2026, qeveria e re mori një mandat të qartë për të çmontuar atë që e quajti një “regjim mafioz”.

Me një shumicë të vendosur dhe me miliarda euro fonde të BE-së të ngrira në lojë, Budapesti nuk priti që sistemi i vjetër gjyqësor të reformohej nga brenda. Ai krijoi një “super-agjenci” me mandat prapaveprues 20-vjeçar, duke bashkuar në një dorë të vetme kompetencat e policisë, hetimit tatimor, prokurorisë dhe rikuperimit civil.

Në Shqipëri, SPAK-u ishte produkt i një evolucioni teknokratik të imponuar nga jashtë. Ai u projektua nga ekspertët e Komisionit Evropian dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë për të funksionuar si një ishull pastërtie brenda një ekosistemi politik të ndotur.

Për të shmangur akuzat për gjueti shtrigash dhe për të respektuar standardet më të larta të të drejtave të njeriut, arkitektët e reformës shqiptare ndërtuan një proces të ngadaltë e me shumë filtra: SPAK-u heton, GJKKO-ja gjykon në tri shkallë, dhe një agjenci tjetër qeveritare administron pasuritë.

Kostoja e ngadalësisë

Në teori, modeli shqiptar është më i sigurt ndaj abuzimeve me pushtetin. Në praktikë, ai u jep të dyshuarve luksin më të çmuar në financat e zeza: kohën.

Kur një hetim korrupsioni në Tiranë zgjat me vite nga regjistrimi i procedimit deri te vendimi i formës së prerë, paratë e vjedhura nga tenderat apo koncesionet kanë kohë të mjaftueshme për t’u pastruar, për t’u fshehur në emra të tretë, për t’u investuar në kulla ndërtimi ose për t’u transferuar jashtë juridiksionit shqiptar.

Kur prokurorët mbërrijnë te pasuria, gjejnë vetëm guaska boshe ose llogari me gjendje minimale. Për më tepër, fokusi i prokurorëve shqiptarë ka qenë kryesisht tek dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit dhe dënimi me burg i zyrtarëve, sesa tek gjurmimi kirurgjikal i pasurisë personale të fshehur.

Në Hungari, shpejtësia dhe elementi i befasisë funksionuan si armë financiare. Ish-zyrtarët e regjimit të kaluar, të mësuar për 16 vite me idenë se Prokuroria e Përgjithshme i mbronte, i mbanin ende paratë cash nëpër kasaforta e ferma. Kur NVVH-ja goditi pa paralajmërim, duke përdorur kompetenca të gjera për thyerjen e sekretit bankar dhe kontrolle të menjëhershme, paratë u gjetën në formën e tyre më të prekshme — në thasë dhe arka.

Një mësim

Përvoja hungareze tregon se qytetarët nuk binden nga nenet e Kodit Penal apo nga statistikat e hetimeve të hapura; pamja e kartëmonedhave të kthyera në arkën e shtetit ka një efekt shërues dhe ndëshkues që asnjë fjalim politik nuk e zëvendëson.

Nëse Shqipëria dëshiron që reforma e saj në drejtësi të mos mbetet thjesht një makineri që prodhon dënime me burg ndërsa paratë e korrupsionit vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm në ekonomi, ajo do të duhet të huazojë diçka nga urgjenca e Budapestit: hetime financiare paralele dhe të menjëhershme që në sekondën e parë të dyshimit, bashkëpunim agresiv ndërkombëtar për gjurmimin e llogarive jashtë vendit dhe ngrirjen e aseteve përpara se ato të avullojnë.

Përndryshe, drejtësia shqiptare do të vazhdojë të fitojë betejat morale, ndërsa të korruptuarit do të vazhdojnë të mbajnë paratë./ Kapitali.al

Etiketa: korrupsionShqiperispak

Lajme të lidhura

SPORT

Sfida e kreut në Ligën e Kombeve, Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë/ Formacionet e mundshme

11:05 : 15/11/2026
AKTUALITET

Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

17:53 : 14/11/2026
AKTUALITET

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

16:16 : 13/11/2026
AKTUALITET

Struktura e shpenzimeve/ Shqiptarët punojnë për të mbijetuar (ushqyer), europianët për të jetuar

13:39 : 13/11/2026
AKTUALITET

SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

13:34 : 13/11/2026
AKTUALITET

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

08:21 : 13/11/2026

TË GJITHA

Në Budapest paratë gjenden në pyje, ndërsa në Tiranë korrupsioni mbetet pa ndëshkim

22:04 : 15/11/2026

Studentët shqiptarë në RMV nuk tërhiqen: Paralajmërojnë protesta për provimin e jurisprudencës në shqip

21:56 : 15/11/2026

Dyshimet për trafikim të çipave drejt Kinës, Bessent i jep Nvidia-s 10 ditë afat për të zbardhur çështjen

21:38 : 15/11/2026

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:25 : 15/11/2026

Pesë shenjat e horoskopit që pritet të kenë zhvillime pozitive në financa, karrierë dhe dashuri

21:13 : 15/11/2026

“Të bindur se mund të shkojmë në Europian”, Maran: Skuadra më është përgjigjur në fushë

20:57 : 15/11/2026

Gjimshiti pas fitores ndaj Bjellorusisë: Nuk kemi limite, tani të shkojmë përpara

20:44 : 15/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com