Hakerët e Koresë së Veriut vjedhin mbi 400 milionë dollarë në kriptovaluta, zbulohet skema që përdornin Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj vendimit të Estonisë për mbylljen e të gjitha pikave kufitare me Rusinë, duke e cilësuar atë si një tjetër valë të rusofobisë agresive dhe të pakontrolluar.
“Nëse këto janë planet e tyre të vërteta, atëherë ato janë pjesë e një tjetër vale të rusofobisë agresive dhe të pakontrolluar”, deklaroi Zakharova për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Më herët, ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, njoftoi se vendi i tij do t’i mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar me Rusinë nga 1 dhjetori.
Vendimi vjen pas një tentative të dyshuar sabotimi ndaj një kompanie estoneze të mbrojtjes, për të cilën autoritetet në Talin kanë fajësuar Moskën.
Top Channel