Prokuroria e Athinës ka ngritur akuza të rënda penale ndaj një 34- vjeçareje rome dhe dy vajzave të saj të mitura, 13 dhe 16 vjeçe, në lidhje me zjarrin tragjik në zonën e Zephyrit, ku humbën jetën dy zjarrfikës gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në një ndërtesë të braktisur. Të treja akuzohen për zjarrvënie me pasojë vdekjen e një personi. Ndërkohë, ndaj bashkëshortit 44-vjeçar të gruas, i cili aktualisht ndodhet në arrati, është lëshuar urdhër arresti për të njëjtën vepër penale. Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën në rrugën Katsantoni, në zonën e Fyli-së. Dy zjarrfikësit hynë në ndërtesën e braktisur për të neutralizuar vatrën e zjarrit, por mbetën të bllokuar brenda, duke humbur jetën në rrethana që ende po hetohen.