Pothuajse 15 mijë banesa administrohen nga shoqëritë e administrimit të kredive me probleme ose janë në pronësi të bankave. Megjithatë, ato qëndrojnë të pabanuara për vite me radhë, pasi procesi i ankandeve është kthyer në një cikël vicioz.
Rreth 6 400 banesa kanë kaluar nën administrimin e shoqërive të administrimit të kredive përmes ankandeve, ndërsa 8 000 të tjera janë rimarrë në pronësi nga bankat, po përmes ankandeve, shkruan Ekathimerini.
Edhe pse numri i tyre nuk do të mjaftonte për të zgjidhur krizën e strehimit, rikthimi i këtyre banesave në treg do të ofronte padyshim një lehtësim të situatës.
Në vitin 2025 u nxorën në ankand 67 mijë prona, me një vlerë fillestare prej 7,5 miliardë eurosh. Rreth 90% e tyre ishin banesa me vlerë nën 200 mijë euro. Megjithatë, numri i pronave të blera ishte vetëm 5 439, nga të cilat 66% kushtonin më pak se 100 mijë euro.