Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Anglia i jep fund serisë së Spanjës, fiton grupin

Anglia

Foto: Associated Press

Anglia i ka dhënë fund serisë së Spanjës prej 43 ndeshjeve pa humbje, pas fitores dramatike në ndeshjen e fundit të Grupit A3 të Ligës së Kombeve. 

Me fitoren 3:2 të dielën në stadiumin “Metropolitano” në Madrid, Anglia e siguroi edhe vendin e parë në grup me 15 pikë. 15 pikë i ka edhe Spanja në vendin e dytë, por me goldallim më të dobët. Ndeshjen e parë mes të dyja përfaqësueseve, Spanja e kishte fituar 3:2.

Me avancimin në çerekfinale të garës nga pozita e parë, Anglia do ta ketë avantazhin e terrenit vendës në ndeshjen kthyese. 

Kapiteni Harry Kane e kaloi në epërsi Anglinë në minutën e 45-të nga penalltia. Ezri Konsa në minutën e 53-të shënoi për 2:0, ndërsa Ben White pas katër minutash, shënoi për 3:0. 

Ndeshja mori kahe tjetër pas përjashtimit të Elliot Anderson në minutën e 63-të. Ai si futbollist i fundit shkaktoi penallti pasi e ndali Lamine Yamalin. 

Edhe Anglia e mposht sërish Kroacinë, Kane shkruan historinë Futboll Anglia e mposht sërish Kroacinë, Kane shkruan historinë

I saktë nga pika e bardhë ishte Mikel Oyarzabal. 

Zëvendësuesi Nico Williams shënoi në minutën e 75-të për 3:2. Rezultati më nuk ndryshoi falë edhe pritjeve të James Traffordit dhe fitorja i takoi Anglisë. 

Spanja e kishte mposhtur Anglinë në finale të “Euro 2024” me golat e Williamsit dhe Oyarzabalit 2:1. Cole Palmer kishte shënuar për anglezët. 

Për Spanjën ishte humbja e parë pas 43 ndeshjeve. Për herë të fundit ishte mposhtur nga Kolumbia në mars të vitit 2024. Prej asaj kohe, Spanja kishte 34 fitore dhe nëntë barazime. Në serinë pozitive të rezultateve të Spanjës përfshihet edhe triumfi në Kupën e Botës. Në finalen e Botërorit këtë verë, Spanja e mposhti Argjentinën, 1:0.


Spanja kthehet në lojë

Spanja është kthyer në lojë dhe e ka shënuar edhe golin e dytë. 

Nico Williams realizoi për 3:2 në minutën e 75-të, tre minuta pasi u inkuadrua në lojë si zëvendësues.

GOLI


Spanja shënon golin e parë, Anglia mbetet me një lojtarë më pak

Spanja e ka shënuar golin e parë ndaj Anglisë.

Golin për spanjollët e shënoi sulmuesi Mikel Oyarzabal në minutën e 65-të nga penalltia.

Edhe Kane shkëlqen në fitoren bindëse të Anglisë Futboll Kane shkëlqen në fitoren bindëse të Anglisë

Anglia pjesën e mbetur të ndeshjes do ta luajë me një lojtar më pak në fushë.
Elliot Anderson u ndëshkua me karton të kuq.


Anglia po fiton thellë ndaj kampiones së Botës

Anglia është duke e mposhtur 3:0 kampionen e Botës, Spanjën.
Ndeshja Spanjë – Angli i takon ndeshjes së fundit të Grupit A3.
Spanja është pa humbje në 43 ndeshje rresht.
Harry kane shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 45-të, ndërsa në pjesën e dytë anglezët shënuan dy gola të shpejtë.
Në minutën e 53-të shënoi Erzi Konsa, kurse Ben White për 3:0 në minutën e 57-të.


Anglia në epërsi ndaj kampiones së Botës

Anglia është duke fituar ndaj fitueses së Kupës së Botës, Spanjës, në ndeshjen e fundit të Grupit A3. 
“Tre Luanët” janë duke fituar në stadiumin “Metropolitano” ndaj spanjollëve 1:0, me golin e sulmuesit Harry Kane. 

Kapiteni i Anglisë ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45-të. 

Kane është vetëm futbollisti i dytë që ka shënuar gola në shtatë paraqitje rresht për Anglinë. 
Spanja është pa humbje në 43 ndeshje rresht. 

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kroacia është duke fituar 1:0 ndaj Çekisë 1:0, me golin e Ivan Perishiqit në minutën e dytë. 

Belgjika është duke fituar ndaj Italisë 3:1 në ndeshjen e vlefshme të Grupit 1 të Ligës A. 

Francesco Pio Esposito shënoi për Italinë në minutën e 11-të. 

Edhe Anglia reagon pas humbjes nga Spanja, mposht Çekinë Futboll Anglia reagon pas humbjes nga Spanja, mposht Çekinë

Por, Belgjika më pas e ktheu rezultatin në 3:1 me golat e Maxim De Cuyper, Nathan Ngoy dhe Jeremy Doku. 

Franca po barazon pa gola me Turqinë në këtë grup.