Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës vijon të përshkallëzohet. Gjatë orëve të natës forcat ukrainase lëshuan 600 dronë kundër rajonit të Moskës, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, në Telegram.

Në Distriktin Seversky të Krai Krasnodar të Rusisë, sipas kreut të administratës së distriktit, Alexei Cheverev nga sulmet me dronë të plagosur mbetën 6 persona. Në Severskaya disa shtëpi u dëmtuan.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ukrainase kanë shkatërruar 55% të kapacitetit rus të rafinimit të naftës.

Deklarata vjen ndërsa dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi vazhdojnë të synojnë objektet ruse të prodhimit të naftës që furnizojnë me energji forcat e armatosura të vendit dhe ndërsa sulmet ruse vazhdojnë të synojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

"Kjo është një përgjigje e përshtatshme ndaj refuzimit të Rusisë për të ulur tensionet dhe sulmeve të saj ndaj infrastrukturës sonë energjetike", tha udhëheqësi ukrainas.

Lajm në përditësim…