Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditë) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët ishin prezente që prej orëve të para, në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimor e pjesërisht në qendër, pas orëve të mesditës, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar e hera-herës me shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.
Era fryn me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Hera-herës fiton shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.