Anglia mposht Spanjën 3-2 dhe i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje
Anglia ka arritur një fitore dramatike 3-2 ndaj Spanjës në Madrid, duke i dhënë fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje të kampionëve të botës. Me këtë sukses, anglezët siguruan vendin e parë në Grupin A3 të Ligës së Kombeve.
Harry Kane kaloi Anglinë në avantazh në minutën e 45-të nga pika e penalltisë, ndërsa Ezri Konsa dhe Ben White shënuan dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Megjithatë, ndeshja mori një kthesë dramatike pas kartonit të kuq të Elliot Anderson në minutën e 63-të. Spanja përfitoi nga epërsia numerike dhe shënoi dy herë me Mikel Oyarzabal dhe Nico Williams, duke rihapur takimin.
Në minutat e fundit, portieri James Trafford u bë vendimtar me disa pritje të rëndësishme, duke i mohuar Spanjës barazimin dhe duke garantuar fitoren e Anglisë.
Të dyja kombëtaret e mbyllën grupin me nga 15 pikë, por Anglia përfundoi në vendin e parë falë golavarazhit më të mirë.
Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%
Xi Jinping, Trump dhe Putin drejt një samiti trepalësh në Kinë
Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit
- 08:24 Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%
- 08:10 Xi Jinping, Trump dhe Putin drejt një samiti trepalësh në Kinë
- 08:09 Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit
- 08:05 SHBA dhe nëntë vende partnere nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë e teknologjive të IA-së
- 08:03 Nga polic në “Kumbarin” e karteleve meksikane, vdes në burg “Shefi i bosëve”
- 07:54 “Kemi fëmijë të dehur kudo”, policia bastis rezidencën 3.2 milionë dollarëshe në SHBA, arrestohen prindërit pas festës me 300 të mitur (VIDEO)