Përballja e zhvilluar në Vjenë mes Austrisë dhe Kosovës ishte ndër ndeshjet me numrin më të lartë të shikuesve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Edhe pse Kosova u mund nga Austria, tifozët shqiptarë përbënin rreth 50 për qind të publikut në stadium.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të publikuara nga “Football Ranked”, ndeshja Austri-Kosovë është pjesë e listës së sfidave më të ndjekura të këtij edicioni. Stadiumi ishte i mbushur në masën 94 për qind, me 47 mijë tifozë të pranishëm.
Në krye të renditjes është ndeshja Angli-Spanjë, e ndjekur nga 84 mijë e 525 tifozë. Pas saj vjen Angli-Kroaci, me 80 mijë e 484 të pranishëm.
Të martën, Kosova do të luajë kundër Irlandës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të Ligës së Kombeve.






