Brazili humbet ndaj Japonisë, Romario kërkon largimin e Ancelottit: Mblidh gjërat dhe ik
Humbja 3-2 e Brazilit ndaj Japonisë në një ndeshje miqësore ka shkaktuar reagime të shumta në vendin amerikano-jugor. Në qendër të kritikave është vendosur trajneri Carlo Ancelotti, për të cilin legjenda e futbollit brazilian, Romario, kërkon largimin nga drejtimi i kombëtares.
Brazili e nisi keq takimin, duke pësuar dy gola brenda 19 minutave të para, të shënuar nga Takefusa Kubo dhe Keito Nakamura. Më pas, Vinicius Junior reagoi me dy gola, në minutat 33 dhe 75, duke rikthyer baraspeshën. Megjithatë, Tatsuhiro Sakamoto shënoi në minutën e 91-të, duke i dhënë Japonisë fitoren 3-2.
Në përfundim të ndeshjes pati protesta nga stoli i Brazilit, ndërsa trajneri Ancelotti dhe futbollisti Raphinha u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Pas kësaj disfate, Romario, kampion bote me Brazilin në vitin 1994 dhe aktualisht senator, reagoi ashpër ndaj trajnerit italian, duke vënë në pikëpyetje rezultatet e tij në drejtimin e kombëtares, pavarësisht suksesit të madh në futbollin e klubeve.
“Ancelotti, mbaroi! Mblidh gjërat dhe ik! Askush nuk e vë në dyshim rekordin tënd. Je një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit, por këtë e ke dëshmuar në nivel klubesh. Me kombëtaren braziliane, deri tani, nuk e ke treguar këtë”, deklaroi ish-sulmuesi.
Romario iu drejtua edhe presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Samir Xaud, duke i kërkuar të marrë një vendim për të ardhmen e trajnerit.
“Nuk mund të bëjmë shaka me fanellën e Seleçaos. Nuk mund të rrezikojmë të humbasim një tjetër Botëror. Koha për të vepruar është tani”, u shpreh ai.
Kritikat vijnë në një moment delikat për Brazilin, që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për Kupën e Botës. Për Romarion, ndryshimet në drejtimin e kombëtares nuk mund të presin më.
Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%
Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit
Nga polic në “Kumbarin” e karteleve meksikane, vdes në burg “Shefi i bosëve”
- 08:39 Franca mposht Turqinë, Belgjika triumfon ndaj Italisë dhe siguron çerekfinalet
- 08:35 Rama në Bruksel, merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian
- 08:24 Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%
- 08:16 Anglia mposht Spanjën 3-2 dhe i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje
- 08:10 Xi Jinping, Trump dhe Putin drejt një samiti trepalësh në Kinë
- 08:09 Oligarkët rusë mendojnë për epokën pas Putinit, tre skenarët për të ardhmen e vendit