Zelensky i kërkon Musk heqjen e kufizimeve të Starlink: Ukraina rrezikon humbjen e lidhjes me dronët
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar SHBA-së dhe Elon Musk të heqin kufizimet e vendosura në rrjetin Starlink, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Në një reagim në platformën X, Zelenskyy deklaroi se dronët interceptorë ukrainas humbasin lidhjen me operatorët kur lëvizin me shpejtësi mbi 161 km/orë, duke e bërë të vështirë interceptimin e dronëve rusë Shahed me motor reaktiv.
Kreu i shtetit ukrainas tha se vendi i tij po pret heqjen e këtyre kufizimeve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme të jesh “në anën e duhur të historisë”.
Sipas Zelenskyyt, kufizimet janë ende në fuqi përgjatë gjithë vijës së frontit dhe në territoret e pushtuara nga Rusia, pa një shpjegim të qartë për arsyet e tyre.
Ukraina mbështetet te rrjeti Starlink, i operuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, për komunikimet ushtarake dhe funksionimin e dronëve në fushën e betejës. Gjithashtu, vendi përdor teknologjinë ushtarake Starshield për mbrojtjen nga dronët dhe raketat ruse.
Franca mposht Turqinë, Belgjika triumfon ndaj Italisë dhe siguron çerekfinalet
Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%
Anglia mposht Spanjën 3-2 dhe i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje
- 08:51 Brazili humbet ndaj Japonisë, Romario kërkon largimin e Ancelottit: Mblidh gjërat dhe ik
- 08:39 Franca mposht Turqinë, Belgjika triumfon ndaj Italisë dhe siguron çerekfinalet
- 08:35 Rama në Bruksel, merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian
- 08:24 Zelensky: Kapaciteti rus i përpunimit të naftës është reduktuar me mbi 55%
- 08:16 Anglia mposht Spanjën 3-2 dhe i jep fund serisë prej 43 ndeshjesh pa humbje
- 08:10 Xi Jinping, Trump dhe Putin drejt një samiti trepalësh në Kinë