Një shpërthim është dëgjuar gjatë orëve të natës në zonën e Tufinës, në Tiranë.
Pas njoftimit të banorëve, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar dëmtime pranë një biznesi.
Grupi hetimor po kryen verifikimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe nëse është përdorur lëndë plasëse.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.










