E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 sekonda më parë
Kronikë

Vrasja në Hot të Ri, arrestohet pas tre vitesh 23-vjeçari i dyshuar si bashkautor, në pranga edhe shoku i tij

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Target”, duke vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2023 në fshatin Hot i Ri.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua Luçiano Mhilli, 23 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e shtetasit V. F., ngjarje e ndodhur më 21 shtator 2023.

Sipas Policisë, Gjykata i kishte caktuar 23-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe Kristian Çarkaj, 26 vjeç, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me Mhillin. Ai dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklamë

Dy të rinjtë u kapën në aksin rrugor Shkodër–Prekal, ndërsa lëviznin me një automjet tip “Opel”.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesën e 23-vjeçarit, policia gjeti sasi të dyshuara lëndësh narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe dy telefona celularë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.