Jordania bllokon aplikacionin Telegram pas një sulmi vdekjeprurës në kishë, për të parandaluar ekstremizmin

16 Nëntor 2026 | 09:32

Jordania ka vendosur të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit dhe radikalizimit përmes platformave dixhitale.

Sipas Drejtorisë së Sigurisë Publike, vendimi synon forcimin e sigurisë dixhitale dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme online, përfshirë krimin kibernetik, kërcënimet, shantazhin dhe përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasë bllokimi dhe as nëse masa lidhet drejtpërdrejt me një incident të caktuar.

Megjithatë, vendimi vjen pas sulmit të 23 tetorit ndaj pjesëmarrësve në një funeral në një kishë ortodokse greke në provincën e Karakut, ku humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën 34 të tjerë.

Të dielën, Gjykata e Sigurisë Shtetërore dënoi me vdekje tre persona, të shpallur fajtorë për organizimin dhe kryerjen e sulmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina godet infrastrukturën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë, Moska njofton kufizime në qarkullim

Ukraina ka goditur urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska, duke sjellë kufizime në qarkullimin e trenave dhe automjeteve në...
09:17 | 16/11/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11 viktima nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Phuket (VIDEO)

Një tragjedi është regjistruar të hënën në mëngjes në Tajlandë, ku 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur nga një zjarr...
09:13 | 16/11/2026

Zelensky i kërkon Musk heqjen e kufizimeve të Starlink: Ukraina rrezikon humbjen e lidhjes me dronët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar SHBA-së dhe Elon Musk të heqin kufizimet e vendosura në rrjetin Starlink, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për...
08:55 | 16/11/2026