Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj ngjarjes së djeshme në Bruksel, ku gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u interpretua një këngë nacionaliste serbe.
Sipas Haxhiut, është shqetësuese që në një aktivitet të tillë të përzgjidhet muzikë që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Ajo thekson se një forum i krijuar për të afruar vendet e rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe në kundërshtim me paqen, fqinjësinë e mirë dhe respektimin e sovranitetit shtetëror.
Haxhiu shprehet se pret një shpjegim nga Komisioni Evropian lidhur me këtë përzgjedhje, të cilën e cilëson të papërgjegjshme.
Ajo u bën thirrje institucioneve evropiane të tregojnë më shumë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit, si dhe ndaj mesazheve që përcjellin.







