Haxhiu: Presim sqarime nga KE për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së

16 Nëntor 2026 | 09:36

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me këngët nacionaliste të cilat u kënduan në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Haxhiu tha se është thellësisht shqetësuese të këndohen këngë serbë që promovohen pretendime territoriale mbi Kosovën, në një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me BE-në.

“Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve”, tha ajo.

Haxhiu deklaroi se presim sqarime nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.

Reagimi i plotë:

Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.

Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kënga serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, Kosova kërkon sqarime nga Brukseli

Kosova ka kërkuar sqarime nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pas interpretimit të këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, në një aktivitet të...
09:37 | 16/11/2026

Aksident mes tre automjeteve në Prishtinë, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e...
18:10 | 15/11/2026

Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë

Më 17 nëntor, në orën 10:00, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër...
10:12 | 15/11/2026