Durrësi i ‘përmbytur’ nga mbetjet, Gashi: Fondet jo aty ku duhet, patronazhimi presion qytetarëve të mos reagojnë

09:28, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qenë i ftuar Adrian Gashi, kreu i PD në Durrës.

Ai ka paraqitur situatën e rëndë që është në Durrës nga mbetjet. Kreu i PD së qytetit bregdetar ka treguar gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri të vertetën  e hidhur të situatës kur shpenzohen miliona lekë e ndotja ka mbërritur në derë të banesave.

Flavio Qarri: Ka Ndodhur ndonjë gjë në Durrës që po ju mbytin plehrat?

Ardian Gashi: ta nisim pak më përpara. Bashkia e Durrësit shpenzon rreth 951 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve.

Flavio Qarri: Është, 10 miliardë lekë, për plehrat.

Ardian Gashi: Për menaxhimin mbetjeve, sa efiçente është bashkia e Durrësit në menaxhimin e këtyre fondeve për tërheqjen e mbetjeve nga zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Ne kemi kohë që e konstatojmë, madje i bëjmë edhe publike në rrjetet tona sociale dhe më gjerë faktin që qyteti i Durrësit sot ka një keq menaxhim të mbetjeve urbane.

Në çdo zonë të qytetit të Durrësit, konstatohen mbetje të patërhequra, kazanë të mbushur plot, pa dalë më pas në zonat më periferike të qytetit. Të gjithë ato denoncime që ne kemi bërë për ato koshat e mbushur plot, për mos tërheqjen e mbetjeve janë në zonën e qytetit, qendrën e qytetit. Nuk po dalim në periferi dhe në fshatrta që janë pjesë e bashkisë së Durrësit e ku gjendja është shumë here më e keqe.

Flavio Qarri: Me dramatike.

Ardian Gashi: Po patjetër. Kur nuk tërhiqen në qendër të qytetit çfarë presim në periferi ku edhe nuk konstatohen ato mbetje.

Në një kontroll që ka zhvilluar KLSH në bashkinë Durrës bë vitin 2022, është konstatuar fakti që bashkia e Durrësit, paguan tre fish më shtrenjtë se shumë bashki të tjera një ton menaxhim mbetjesh. Do të thotë e paguajmë më shtrenjtë por shërbimi është shumë herë më i keq. Pse ndodh kjo. Është keqmenaxhim nga bashkia.

Flavio Qarri: Çfarë nënkuptoni me keqmenaxhim, se ne gazetarët mund të themi se po vjedhin lekët?

Ardian Gashi:  Po nuk përjashtohet edhe ai fakt se nga ky fond prej 951 milionë lekësh. 98.1 për qind e këtyre fondeve shkojnë për shpenzime korente, tërheqja, depozitimi, shpenzime për pagat, nafta. Unë besoj se jo të gjithë këto fonde shkojnë atje ku duhet të shkojnë. Dhe ky është edhe problemi më kryesor mendoj unë që kemi këtë situata që kemi. Se në qoftë se këto fonde do të shkonin pikërisht aty ku ishin destinuar për të shkuar. Besoj se nuk do të ishte kjo situatë. Rreth 1.8 për qind e këtyre fondeve shkojnë për rregullimin e infrastrukturës. Ndërkohë që ne sot nuk shikojmë që kemi një progres në rregullimin e infrastrukturës të menaxhimit të mbetjeve. Është po njëjta situatë, po të njëjtat mjete, të njëjtët kosha. Do të thotë që nuk është investuar fare ne këtë drejtim.

Flavio Qarri: Ndërkohë që problemi është kaq masiv, numri i qytetarëve nuk ishte aq masiv.

Ardian Gashi: Po ka një problem Flavio. Sot kemi ardhur në një situatë që jo të gjithë mund të dalin të protestojnë. Njerëzit nuk po dalin dot të protestojnë as për gjërat me bazike që kërkon një familje e qytetit. Duke qene se ata e kanë lenë qytetarin të mendojë thjesht për sigurimin e jetesës. E kanë lënë në kufijtë e mbijetesës. Prandaj edhe kanë frikë të protestojnë.

Flavio Qarri: Ka ndonjë situatë, presioni, patronazhimi, kërcënimi në Durrës.

Ardian Gashi: Durrësi është një qytet që e tregon me votë, inatin, urrejtjen dhe keqtrajtimin që i bëhet. E ka treguar edhe në vitet e tjera. Sot jemi në një situata që ky ptaronazhimi i famshëm ka dhen një situata shumë të keqe në popullsi, nuk është shaka. U kanë hyrë banorëve në shtëpi, u kanë hyrë në detajet më të imta aty ku ata kanë problemet e tyre personale. Është alarmante të hysh tek intimiteti i një familje apo personi me qëllim që ti ti marrësh votën nëpërmjet informacionit që ti ke për atë person. Ti ushtrosh presion dhe ti marrësh votën, nuk është demokraci  nuk është liri....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco