E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Kronikë

Ishte shpallur në kërkim nga Austria, arrestohet në pikën kufitare të Goricës 57 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Një 57 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Goricës.

Policia në një njoftim për media, bën me dije se 57 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Vjenës, e cila e ka dënuar me burg për veprën penale “Vrasje” e mbetur në tentativë.

Vijon puna për ekstradimin e tij drejt Austrisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Goricë kapën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasin maqedonas T. P., 57 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendimin e datës 04.08.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Korçë kryen arrestimin e  përkohshëm të 57-vjeçarit, me qëllim ekstradimin në Austri. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e tij, në këtë shtet”, njofton policia.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.