Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota

Nafta rikuperon humbjet, incidentet në Ngushticën e Hormuzit rrisin shqetësimet për furnizimin

Share Share Icon

Çmimet e naftës u rritën të hënën, pasi raportimet për shpërthime në disa cisterna në Ngushticën e Hormuzit rikthyen shqetësimet për sigurinë e transportit të naftës nga Lindja e Mesme.

Brent u rrit me 0,1%, në 95,89 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI fitoi 0,1%, duke arritur në 88,65 dollarë për fuçi.

Incidentet në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë kanë shtuar pasigurinë mbi vazhdimësinë e eksporteve nga Gjiri Persik. Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se dy cisterna kishin goditur mina detare, pas raportimeve për gjashtë anije të përfshira nga zjarri në incidente të ngjashme. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Sipas Reuters, tregjet po përballen me dy zhvillime të kundërta: nga njëra anë, rikuperimi i eksporteve të naftës nga vendet e OPEC+ dhe rritja e furnizimit global po shtojnë pritshmëritë për një tepricë oferte; nga ana tjetër, rreziku i ndërprerjeve të transportit detar dhe kostot më të larta të sigurimit po mbajnë të larta presionet mbi çmimet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që oferta globale e naftës të tejkalojë kërkesën me 1,7 milionë fuçi në ditë gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. Kjo përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm nga parashikimet e mëparshme, kur tregu pritej të mbetej në deficit për shkak të ndërprerjeve të furnizimit nga Lindja e Mesme.

Në të njëjtën kohë, kërkesa më e dobët në Kinë po ushtron presion shtesë mbi tregun. Përpunimi i naftës në rafineritë kineze ra me 2% në tetor krahasuar me muajin paraardhës dhe me 8,1% në bazë vjetore, ndërsa rezervat e naftës bruto u rritën.

Tregjet po ndjekin nga afër zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë botërore të naftës. Çdo përshkallëzim i tensioneve në këtë korridor mund të pengojë rikuperimin e eksporteve dhe të kufizojë ndikimin që pritet të ketë rritja e ofertës globale mbi çmimet.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Bota /

Përballë borxhit

Vendet më të kërcënuara nga trazirat në tregjet e obligacioneve. Për vendet ku normat e interesit tejkalojnë rritjen ekonomike, po afrohen kohë të ...

3 days më parë 19 Min Lexim
Bota /

Të lindurit mes 1981 dhe 1996; Brezi që po rikthehet

Mos ua qani hallin mijëvjeçarëve. Ata janë duke e shijuar jetën. Vështirësitë e tyre ekonomike shpesh ekzagjerohen, shkruan The Economist.   D...

3 days më parë 11 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!