Vllaznia vijon të komandojë renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj edhe pas takimeve të javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar. Shkodranët fituan 101-76 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi” dhe udhëheqin me 12 pikë të plota.
Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dalluan të gjithë titullarët, që realizuan të gjithë mbi 10 pikë (Hibbitt me 18 pikë më i miri) Një sukses që shkëput 3 pikë Vllazninë nga ndjekësit.
Fitore të vështirë korri jashtë fushe Apolonia, që në sekondat e fundit mundi 110-108 Skënderbeun. Rikthehet te fitorja edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” fitoi 115-85 ndaj Flamurtarit, ndeshje ku Ndreca realizoi 25 pikë.
Fiton edhe Pogradeci, 102-95 ndaj Elbasanit, në një sfidë të ekuilibruar shumicën e kohës. Fidelis me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për pogradecarët. Ndeshja Besëlidhja-Kamza Basket është shtyrë.
Superliga-Meshkuj, java e 6-të
Tirana – Flamurtari, 115-85
Partizani – Vllaznia, 76-101Krejt Postimet
Besëlidhja – Kamza Basket, e shtyrë
Skënderbeu – Apolonia, 108-110
Pogradeci – Elbasani, 102-95
Teuta (pushim)
Renditja: Vllaznia 12 pikë, Teuta 9 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Apolonia 9 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Tirana 8 pikë, Besëlidhja 7 pikë, Partizani 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Flamurtari 6 pikë, Pogradeci 6 pikë.







