33-vjeçari Mateos Pashaj, banues në Patos, ka njoftuar Policinë se i është dëmtuar porta e banesës me tritol.
Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë nisi punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Mateos Pashaj aktualisht është nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’.
Njoftimi i Policisë:
Patos/Informacion paraprak-Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.







Komente
Komento