Berisha: Lubia kishte hapur zyrë në Skap! Kjo zyrë avokatie po amniston krimet elektorale të Edi Ramës

10:34, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Lubia kishte hapur zyrë në Skap’. Kështu deklaroi kreu i opozitës ne një deklarate për gazetarët.  ‘Kjo zyrë avokatie, sipas Berishës, po amniston krimet elektorale të Edi Ramës’.

Berisha: Do thoni ju, çfarë kishte aty?

Aty Lubia kishte hapur zyrë.

Dhe Lubi Balluku kishte marrë një zyrë brenda në Skap.

Ky ishte zhvillimi më i ri që mund t’u informoj për këtë zyrë avokatie.

Ndërkohë, denoncoj me forcën më të madhe mbrojtjen që i bëjnë krimit monstruoz elektoral në një akt armiqësor ndaj pluralizmit politik, votës së lirë të shqiptarëve.

Për këtë zyrë avokatie të krimit elektoral, krimi elektoral i PS nuk ekziston.

Sipas tyre, raportet ndërkombëtare, të cilat faktojnë se në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe ligjet ndërkombëtare, Edvin Kristaq Rama organizoi 4530 aktivitete paraelektorale të ndaluara me ligj për të ndikuar tek zgjedhësit.

Sipas tyre, Sara Mile është përgjegjëse se ka kërkuar dy dhe trefishimin në fshatrat e Peqinit apo se ka futur bandat për të rrahur kryebashkiakët e atyre zonave dhe absolutisht është përgjegjëse. Ajo është një kriminele elektorale.

Por super, superkriminel është Edi Rama, me të cilin këta jo që nuk merren, por e mbrojnë sepse Edi Rama shpërndau në mesin e fushatës elektorale 100 euro për 760 mijë zgjedhës në dhunim të ligjeve.

Sara urdhëroi drejtoreshën e ndihmës sociale në Peqin të trefishojë ndihmat, se i duheshin për vota, çka automatikisht duhet të dorëzojë mandatin dhe të shkojë aty ku e meriton.

Kurse Rama për 760 milionë dhuratë në mes të fushatës nuk thirret asnjëherë.

Edi Rama është kriminel dhe përgjegjës para ligjit sepse ditën e zgjedhjeve i dhuroi kompanisë private të Giro d’Italia 7 milionë euro se erdhën për të zhvilluar ciklin çiklistik në mbështetje të Padrinos së Shqipërisë.

Edi Rama është kryekriminel elektoral sepse vetëm dy ditë para zgjedhjeve amnistoi 2 miliard e 100 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit me një impakt tek 210 mijë familje dhe 84 mijë biznese.

Edi Rama është kryekrimineli i zgjedhjeve sepse në fushatë elektorale dekretoi dhënien e 138 licencave për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikonte ligji.

Edi Rama është kryekrimineli elektoral dhe armiku numër 1 i pluralizmit që mbrohet nga kjo organizatë e PS, de facto zyrë avokatie e Edi Ramës sepse mobilizoi të gjitha kartelet e drogës në Shqipëri dhe jashtë saj për blerjen e votave.

Edi Rama është kryekrimineli elektoral i amnistuar nga kjo organizatë e partisë së krimit sepse mobilizoi si terrorist politik me mijëra e mijëra patronazhistë për grabitjen dhe plaçkitjen e votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco