Kronikë
33 vjeçarit me “arrest shtëpie” i vendoset tritol në portën e banesës, dyshohet për hakmarrje për vrasjen që ka kryer kur ishte minoren
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orën 04:30 të mëngjesit të kësaj të hëne në portën e një banesë në Patos.
33 vjeçari i cili ndodhet në arrest shtëpie për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” pasi ka goditur një punonjës të policisë së burgjeve, ka njoftuar sallën operative se i është demtuar porta e rrethimit të banesës.
I riu, ka qenë autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2010 ndaj dyshohet që një ndër pistat e hetimit të jetë hakmarrja. Po sipas të njëjtave burime në kohën kur ka kryer vrasjen ka qenë minoren, 17 vjeç.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve
Vazhdo të lexosh
Reklamë




