Dy persona, D.D., 45 vjeç, nga fshati Dubrovë i rrethinës së Negotinës dhe B.M., 26 vjeç, nga Negotina, janë ndaluar më 15.11.2026 nga punonjësit e NJPB Negotinë.
Operacioni u zhvillua në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore e Kavadarit, ndërsa kontrollet u kryen në banesat dhe hapësirat ndihmëse të dy të dyshuarve. Gjatë bastisjes në shtëpinë e D.D. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Në banesën e B.M. policia sekuestroi gjithashtu marihuanë, një substancë të bardhë në formë pluhuri, para dhe letra mbështjellëse rizlla.
Të lidhura
None found
Të ndaluarit janë dërguar në stacionin policor, ndërsa për ngjarjen është vënë në dijeni prokurori publik. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre pritet të dorëzohet kallëzimi përkatës.








