Asllani: Maran na ka ndihmuar të gjithëve të arrijmë potencialin tonë, çdo trajneri i duhet kohë

16 Nëntor 2026
11:15
Telesport
back button

Dita e djeshme ishte një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila siguroi një fitore 2-0 në transfertë kundër Bjellorusisë, duke e mbyllur në krye të grupit të saj në Nations League, duke siguruar ngjitjen në Ligën B.

Pas ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani, u shpreh: “Sinqerisht, ky ishte objektivi ynë. Jemi të lumtur, pasi ishte ëndrra jonë. Tani të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja”.

“Trajneri ishte i kënaqur, ai na ka ndihmuar të gjithëve të arrijmë potencialin tonë të plotë. Është krejt normale që çdo trajneri t’i duhet kohë. Gjithashtu, kemi një mirëkuptim të mirë me njëri-tjetrin në fushë”, tha Asllani.

“Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të luash në kombëtare. Më vjen keq për ata që nuk patën mundësi të luanin. Të gjithë kemi të njëjtin qëllim. Shënimi i një goli ndihmon në aspektin psikologjik. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte marrja e tre pikëve dhe jemi shumë të lumtur“, tha Asllani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit