Marjana Koçeku reagon për këngën serbe në Forumin e Zgjerimit të BE: Evropa duhet të kërkojë falje ndaj Kosovës, është e papranueshme

Përmes një reagimi në rrjetin social X, deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar në lidhje me incidentin me këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Koçeku e cilëson këtë veprim të papranueshëm, duke theksuar se një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakderdhjen që ka përjetuar populli i Kosovës gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Sipas saj, përdorimi i një kënge të tillë bie ndesh me parimet demokratike dhe vlerat që Bashkimi Evropian pretendon se mbron.

Në reagimin e saj, Koçeku kërkon që zyrtarët e Bashkimit Evropian përgjegjës për organizimin e Forumit të kërkojnë falje publike ndaj popullit të Kosovës.

Reagimi i Marjana Koçekut:

Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel thuhet se u hap me kangën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Kjo asht e papranueshme! Një mesazh i tillë shpërfill vuajtjet dhe gjakun e derdhun të popullit të Kosovës dhe bie ndesh me vetë parimet dhe vlerat demokratike që Europa pretendon se mbron.

1 milion refugjatë, 11 mijë të vramë, 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe 1,600 persona ende të zhdukun.

Këto janë jetë njerëzish, familje të shkatërrueme dhe plagë që nuk kanë me u harru kurrë.

Zyrtarët e Bashkimit Europian përgjegjës për organizimin e Forumit i detyrohen popullit të Kosovës një kërkimfalje publike.

Europa duhet të qëndrojë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike.

 

 


Shtuar më 16.11.2026 11:18

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet