Romani “Inter Nos” i Kaltrina Malokut nga sot në Librarinë Dukagjini

Romani “Inter Nos” i autores Kaltrina Maloku, nga sot është në dispozicion të lexuesve në Librarinë Dukagjini në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se pas botimit, vepra tashmë po mbërrin te lexuesit.
“Nuk është më vetëm një histori mes Hanës dhe jetës së saj. Romani tashmë është botuar dhe në ditët në vijim do të jetë i disponueshëm në libraritë e vendit”, kishte shkruar Maloku pas botimit të librit.
Me rastin e botimit të romanit, autorja kishte shprehur mirënjohje për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Turizmit për mbështetjen financiare në realizimin e projektit.
Me daljen në Librarinë Dukagjini në Prishtinë, “Inter Nos” nis rrugëtimin drejt lexuesve, duke sjellë një histori të re letrare nga Kaltrina Maloku.







































