Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai u përgjigj për mungesën e prezencës së tij në protestë, duke u shprehur: “Janë dy lloje protestash: Ato popullore, në të cilat demokratët janë të parët që marrin pjesë. Dhe protestat partiake. Dalja ime do të ishte një akt politizimi për një protestë qytetare”, tha Berisha.