Policia e Tiranës ka vendosur 23 masa administrative ndaj protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj 23 shtetasve janë plotësuar procesverbale për kundërvajtje administrative, pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve përmes megafonit që të lirohej rruga.
Masat janë vendosur në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
Për secilin prej protestuesve është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.a.b





