Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Tufinë të Tiranës, ku është sulmuar për herë të dytë brenda 15 ditësh i njëjti biznes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa objektiv ka qenë sërish një dyqan lulesh në pronësi të një 65-vjeçari, biznesit të të cilit iu vu tritol edhe më 1 nëntor. Në rastin e parë, lënda plasëse shpërtheu në tarracën e dyqanit, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Edhe këtë herë, autorët kanë zgjedhur të njëjtin objektiv, ndërsa ende nuk dihet nëse dy sulmet kanë të njëjtin motiv apo autor. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe arsyet që qëndrojnë pas dy shpërthimeve. Deri më tani pista e hetimeve mbetet ende e paqartë.