58-vjeçari nga Roskoveci lufton me kancerin, e bija me lot në sy: Më ndihmoni ta shëroj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2026, 11:49

GOFUNDME

Një apel prekës për ndihmë vjen nga familja Sinanaj, nga fshati Suk i Roskovecit. 58-vjeçari Shpëtim Sinanaj po përballet me një betejë të vështirë me kancerin dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Veronës, në Itali, ku ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente.

Vajza e tij, Dorida Sinanaj, i është drejtuar shqiptarëve përmes një mesazhi prekës, duke kërkuar ndihmë për të siguruar shumën e nevojshme për kryerjen e operacionit.

Sipas familjarëve, tumori në mëlçi ka përmasa shumë të mëdha dhe ndërhyrja e nevojshme nuk mund të kryhet në Shqipëri.

Për këtë arsye, Shpëtimi është dërguar në Itali, por kostot e trajtimit janë tepër të larta për t'u përballuar nga familja. Situata është emergjente, pasi shuma e nevojshme duhet të mblidhet brenda kësaj jave.

Vajza e tij kërkon që shqiptarët të bashkohen dhe ta ndihmojnë të atin të ketë mundësinë të kryejë operacionin dhe të kthehet pranë familjes.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit