Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se procesi i kallëzimit ndaj deputetit të PS-së, Taulant Balla, për gjuhën denigruese dhe fyese ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi, do të ndiqet deri në fund.
Pas zhvillimeve në këtë process në SPAK, Kalaja theksoi se kërkesa është që Balla dhe çdo person që ushtron dhunë verbale, bullizim apo denigrim ndaj grave dhe vajzave të mbajë përgjegjësi para ligjit, pavarësisht postit që mban.
Ajo nënvizoi se çështja nuk lidhet vetëm me figurën e Albana Vokshit, por me mbrojtjen e dinjitetit të grave dhe vajzave dhe ndëshkimin e gjuhës diskriminuese. Kalaja tha se synimi është vendosja e drejtësisë, rikthimi i integritetit të deputetes Vokshi dhe përgjegjësia ligjore e çdo personi që përdor gjuhë fyese e denigruese ndaj grave.
Kalaja: Ne kërkojmë që Taulant Balla dhe kushdo që mban pozicionin e dhunuesit, bulluzuesit, denigruesit të figurës së gruas dhe vajzës, duhet të përgjigjet para ligjit. Kjo shkon dhe me këtë periurdhën e luftës kundra dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe këtu ne nuk vijmë për një emër të posaçëm, nuk vijmë për zonjën Vokshi, por vijmë për të treguar që jemi kundra çdo dhunuesi pavarësisht pozicionit dhe postit që ka dhe kemi qënë jemi dhe do të jemi gjithmonë në krahë të viktimave të dhunës, të grave dhe vajzave të pambrojtura pasi ne si shoqëri duhet ta fillojmë te mbrojtja që duhet t’i bëjmë figurës kaq sensitive siç është ajo e vajzave dhe grave. Ne do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi, e parë për të vënë drejtësinë në vend, për të vënë në vend integritetin e zonjës Vokshi dhe paralel me këtë dënimin e Taulant Ballës si person përsëritës në këtë gjuhë diskriminuese fyese dhe nga ana tjetër dënimin e çdo personi që merr përsipër dhunimin e vajzave dhe grave shqiptare.
© SYRI.net
Këlliçi: Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe duhet hetuar, nuk është gabim muzikantësh
Blushi publikon ‘SMS’: Prova e kërcënimit ndaj Metës, si u koordinuan ambasadorët me Ramën për rrëmbimin e GJK
'Zagar i Edi Ramës'/ Kuçana-Ballës: Do të përballesh me drejtësinë për shpifjet ndaj meje