Ka ndërruar jetë 72-vjeçari nga Durrësi, i cili u dhunua nga djali i tij 37-vjeçar më 6 nëntor.

I moshuari ishte shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, i intubuar në repartin e reanimacionit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 72-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë, ndërsa mjekët e kishin cilësuar prognozën e tij si të rezervuar.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: