Kapet në Goricë 57-vjeçari i kërkuar nga Austria për tentativë vrasjeje

16 Nëntor 2026 | 12:42

Një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje në Austri, është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Goricës.

Shtetasi me inicialet T. P. u kap në hyrje të Shqipërisë, pasi kërkohej nga Interpol Vjena. Gjykata Rajonale e Vjenës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Arrestimi i përkohshëm u krye nga specialistët e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Austrisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kostadinovski: Për Ligjin e Gjuhëve dhe Rastet e Hagës vendoset pas kompletimit të Gjykatës

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, ka deklaruar se vendimmarrja për çështjet përfshirë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe katër rastet...
16:54 | 13/11/2026

Pretendimet për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni

Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur...
12:07 | 10/10/2026

Von der Leyen në Shkup: Maqedonia e Veriut i përket BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, deklaroi se Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Gjatë turneut të saj në vendet e Ballkanit...
16:48 | 02/10/2026