Moti i keq lë pa energji disa zona në Lezhë, OSHEE në terren për riparimin e defekteve
Reshjet e shiut të shoqëruara me erë, që kanë përfshirë gjatë 24 orëve të fundit rajonin e Lezhës, kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike. Për shkak të defekteve në rrjet, disa zona në Zadrimë, Bregun e Matës, por edhe në qytetin e Lezhës dhe Shëngjin, mbetën pa energji elektrike.Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dolën në terren që prej mbrëmjes së së dielës, duke punuar për evidentimin dhe riparimin e defekteve.
Deri në orët e mesditës të së hënës, furnizimi me energji u rikthyer në pjesën më të madhe të territorit, ndersa problemet me energjinë elektrike janë të përsëritura sa herë që rajoni përfshihet nga moti i keq, për shkak të amortizimit të rrjetit të shpërndarjes.Ndërkohë, deti në Shëngjin ka qenë i trazuar si pasojë e erës së fortë, por pa shkaktuar probleme në lundrimin detar.Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe në ditët në vijim. Për këtë arsye, strukturat e mbrojtjes civile në tre bashkitë e qarkut, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, janë vënë në gatishmëri për t’u përballur me çdo situatë që mund të krijohet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




