Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në Sarandë, ku është takuar me përfaqësues të bizneseve vendase për të diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar, ambasadori është njohur edhe me historinë e Sarandës, ndërsa ka zhvilluar takime me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-pjesëmarrës në programet amerikane të shkëmbimit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila ka njoftuar për vizitën, thekson se angazhimi i këtyre vullnetarëve dhe ish-pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit ndihmon çdo ditë në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.