Anije mallrash në rrezik fundosjeje në Detin e Zi, alarm në Bullgari, nisin operacionet e shpëtimit

16 Nëntor 2026 | 11:20

Një anije mallrash me flamur somalez ka dhënë sinjal rreziku, pasi ka pësuar probleme dhe rrezikon të fundoset në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria bullgare e Transportit, sipas së cilës në bord ndodhen 12 anëtarë ekuipazhi. Anija transportonte rreth tre tonë grurë të trashë dhe ishte nisur nga qyteti rumun i Tulcea-s, me destinacion Egjiptin.

Deri në momentin e raportimit, nuk kishte informacion të qartë mbi vendndodhjen dhe gjendjen e ekuipazhit.

Pas marrjes së sinjalit të emergjencës, autoritetet kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit, ku janë angazhuar dy anije bullgare, një anije rumune dhe një tjetër turke.

Sipas medias “Sofia Globe”, në operacion janë përfshirë gjithashtu dy helikopterë dhe një avion luftarak.

Shkaqet që kanë çuar në situatën emergjente mbeten ende të paqarta. Incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të shtuara në Detin e Zi, pas një serie sulmesh me dronë ndaj anijeve pranë brigjeve të Bullgarisë dhe Rumanisë gjatë javëve të fundit.

Ekspertët i kanë lidhur këto sulme me zhvillimet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca kërkon sanksione nga BE-ja kundër Iranit për shkak të sulmit kibernetik ndaj 700 supermarketeve

Franca i ka kërkuar Bashkimit Evropian të vendosë sanksione brenda një muaji kundër individëve dhe organizatave përgjegjëse për sulmin kibernetik ndaj rreth 700 supermarketeve franceze,...
12:52 | 16/11/2026

Poloni, 3 adoleshentë arrestohen nën dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (ABW) i Polonisë ka arrestuar tre adoleshentë të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, shkroi sot në X Tomasz...
12:30 | 16/11/2026

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për përdorimin e fotove pa pëlqimin e përdoruesve

Italia e ka gjobitur Metën me 805 milionë euro për përdorimin e fotove dhe videove nga galeritë e përdoruesve të Android në Facebook pa pëlqimin...
12:27 | 16/11/2026