SPAK ka përfunduar hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ka dorëzuar këtë të hënë në gjykatë kërkesën për gjykim.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ku ishte i shoqëruar edhe nga dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
“Ju njoftoj për mbylljen e hetimeve për Belinda Ballukun dhe ju bëj me dije se sot çështja do të dërgohet në gjykatë. Vlerësojmë se kjo mënyrë komunikimi i shërben më mirë informimit të publikut”, deklaroi Braho.