Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjini për monitorimin e emisionit “Debat Plus” të datës 6 tetor, nuk e ka miratuar rekomandimin e Zyrës Ligjore për shqiptimin e vërejtjes për shkak të shkeljeve të pretenduara.
Gjatë votimit në KPM, rekomandimi mori tri vota për dhe tri kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme për miratim.